Djaloshi nga Begraca Leondrit Gashi shpallet kampion i Gjermanisë në boks

Në Kampionatin Ndërkombëtar të Gjermanisë në peshën e tij përkatëse, boksieri shqiptar nga Begraca, Leondrit Gashi arriti fitore të rëndësishme ndaj kundërshtarit të vet, Alexandru Crasnitschii, 29 vjeçar, rumun nga Worms.

Në një meç në të cilin Leondriti ishte favorit absolut, ai e mposhti kundërshtarin në raundin e tretë me t.k.o. Trajneri Stefan Krengel nga klubi i boksit Niederkassel, paraprakisht ishte shprehur optimist për fitore të sigurt të djaloshit nga Begraca.

Me këtë, Leondriti shpallet kampion i Gjermanisë në kategorinë e vet, duke premtuar se nga ky djalosh i ri do të dëgjojmë edhe shumë lajme të tjera inkurajuese. Redaksia e portalit “Shtegu.com”, Leondritit i uron fitoren dhe e falënderon që po na bën krenarë gjithandej Gjermanisë e më gjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu