Do gaboheshit nëse mendoni se fanella e Kylian Mbappes është më e shitura te PSG

Fansat do të gaboheshin nëse do të supozonin se fanella Kylian Mbappes është më e shitura te PSG-së.

Por, në fakt emri që shumica e tifozëve duan në pjesën e pasme të fanellës së tyre është ai i një ylli pak të njohur që mbërriti në klub këtë verë.

Reprezentuesi i Koresë së Jugut, Lee Kang-In, është njeriu i cili tërheq më shumë blerës online në PSG, pavarësisht pranisë së yjeve si Mbappe, Ousmane Dembele dhe Achraf Hakimi në klub.

23-vjeçari ka shumë ndjekës në vendin e tij dhe përkrah bashkatdhetarit Son Heung-Min është fytyra e kombëtares.

Si rezultat, më shumë tifozë blejnë fanellën e Lee në internet se çdo lojtar tjetër në skuadrën e PSG-së.

Dhe në shitjet brenda dyqaneve fizike të PSG-së, Lee është përmirësuar vetëm nga Mbappe për sa i përket popullaritetit të tij.

Raportimet sugjerojnë se shumica e shitjeve të fanellave të Lee vijnë nga kontinenti aziatik, ndërsa ardhja e tij në Paris ka parë një ndikim të madh në klub në përgjithësi.

Skuadra e Ligue 1 njoftoi se ka pasur një rritje prej 20 për qind të tifozëve të Koresë së Jugut që frekuentojnë Parc des Princes për të parë ndeshjen e klubit.

Ndërkohë që ka pasur një rritje prej 300 për qind të tifozëve të Koresë së Jugut që ndjekin turneun e stadiumit. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu