Donnarumma për Ronaldon: Ndaj tij luaja vetëm në “PlayStation”

Gianluigi Donnarumma do ta ketë të vështirë të harrojë ndeshjen ndaj Juventus. Jo sepse ekipi i tij fitoi, pasi ata humbën, por për takimin e tij me Cristiano Ronadon.

Për Rai Sport, gardiani i ri i Milanit u shpreh: “Ky ishte një moment i madh, unë gjithmonë kam luajtur “PlayStation” kundër tij. Për çfarë biseduam ne? Asgjë, më vinte shumë turp”.

Ronaldo edhe pse nuk zhvilloi një ndeshje të mirë, arriti t’i shënonte portierit , i cili tashmë është grumbulluar me kombëtaren e Italisë.

Italia do të luajë kundër Portugalisë, por Donnarumma nuk do të ketë fatin të takojë përsëri CR7, pasi ai nuk është grumbulluar me ekipin kombëtar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu