Dorëzohet Vuçiç: Rama është politikan më i mirë se unë!

Jo vetëm tensione, por edhe ndonjë batutë tek-tuk kanë qënë pjesë e diskutimit Rama-Vuçiç. Moderatori e përshkroi debatin si më të bukurin që ka bërë ndonjëherë, pasi ka intervistuar dy kryeministrat më të gjatë në botë.

Por duke qëndruar në të njëjtën linjë, ka qënë vetë Vuçiç i cili pa dashur ka komplimentuar kryeministrin Rama, si një politikan më i mirë se ai.

“Kur vura re prezencën e medias kosovare, e dija që Edi do bënte politikë ditore. Ai është është politikan më i mirë se unë. Nuk e përdora mundësinë për të thënë diçka të keqe për homologët e Kosovës”, ka deklaruar ai. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu