Në muajin qershor autoritetet thanë se një kompani francez që synonte zhvillimin e një projekti qindra milionë euro për qendrën e skijimit “Brezovica” dështoi të siguroj paratë e mjaftueshme.
Në muajin prill të vitit 2014, Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar me përfaqësuesit e kompani francez një kontratë prej 410 milionë eurosh për rrjetin e zhvillimit të qendrës së skijimit në Brezovicë, që është qendra më e madhe turistike në Kosovë e cila ndodhet ne rajonin e Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe, rreth 60 kilometra në jug të Prishtinës, shkruan Gazeta Express.
Natën e 7 dhe 8 tetorit, Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin për “Trepçën” që e përcakton Qeverinë e Kosovës si pronare e 80 për qind të aksioneve të këtij kombinati.
Miratimi i ligjit nxiti zemërimin e zyrtarëve serbë që janë zotuar se do të pamundësojnë zbatimin e tij në veriun e Kosovës, ku ndodhet një pjesë e këtij gjiganti industrial.
Beogradi dhe serbët e Kosovës kërkuan që çështja e Trepçës të shtrohet në bisedime ndërmjetësuese nga Bashkimi Europian, kërkesë kjo që u hodh poshtë nga Prishtina.
Bisedimet ndërmjet të dyja palëve bëjnë që Kosova të marrë Kodin e saj Telefonik Shtetëror +383, përdorimi i të cilit pritet të fillojë gjatë janarit të vitit 2017, e t’i jap fund kodeve tokësore të Serbisë dhe ato të Sllovenisë e Monakos.