Dua Lipa nesër nderohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa nesër do të nderohet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Thaçi do t’ia dhurojë këngëtares Lipa Medajen Presidenciale të Meritave, shkruan Gazeta Express.

Ceremonia e ndarjes do të bëhet të mërkurën në orën 9:30 në kabinetin e Presidentit.

Dua Lipa që dy ditë po qëndron në Kosovë. Ajo sonte po mban një koncert në parkun nacional “Gërmia” në Prishtinë.

Në këtë koncert po marrin pjesë mijëra adhurues të këngëtares.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu