Duka nis garën, kandidat për në UEFA

Armand Duka ka bërë të ditur se do të kandidojë në zgjedhjet e shkurtit të vitit të ardhshëm për Anëtar të komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Lajmi është konfirumuar nga vet Armando Duka përmes një postimi në “Facebook”, numri një i federatës Shqiptare të Futbollit, shpreson që të gjejë një mbështetje sa më të madhe nga federatat e tjera.

“Miqtë e mi! Do të jem një nga kandidatët për Anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Shpresoj që në Kongresin e 43-të që do të mbahet në Romë në 7 shkurt 2019, të ketë sa më shumë federata mbështetëse. Kandidoj me dëshirën për të përfaqësuar futbollin shqiptar dhe interesat e federatave të vogla në organin më të lartë të futbollit Europian”. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu