Dy intelektualet shqiptare pjesë e kabinetit të presidentit Pendarovski

Profesoresha e Universitetit të Evropës Juglindore, Besa Arifi do të jetë këshilltare për punët ligjore të presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Ajo do të jetë këshilltare e jashtme dhe jo me status të rregullt. Arifi gjatë fushatës në zgjedhjet parlamentare ka dalur hapur duke përkrahur kandidaturën e Pendarovskit, ndërsa ajo njihet edhe si motra e kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Përveç saj, në rolin e këshilltares do të jetë edhe Luljeta Ademi, e cila do të jetë e angazhuar për përkujdesje për shoqatat për të drejtat e njeriut dhe ato për personat me nevoja të veçanta. Ajo është nga Struga dhe ka pasur një përvojë të pasur në sektorin joqeveritar duke u angazhuar në organizata të njohura edhe ndërkombëtare.

Presidenti Stevo Pendarovski, e kompletoi përbërjen e kabinetit të tij, Sekretar i përgjithshëm do të jetë Mile Boshnjakovski, i cili deri tani e ka ushtruar funksionin zëdhënës i Qeverisë, ndërsa shefe e protokollit do të jetë Biljana Micevska. Përgjegjëse për marrëdhëniet me opinionin do të jetë Katerina Canevska, ndërsa Biljana Radeva do të jetë pres oficer, informojnë nga kabineti i shefit të shtetit.

Këshilltar i sigurisë kombëtare do të jetë Blerim Kolari, Aleksandar Spasov si konsultant i jashtëm do ta ushtrojë funksionin e këshilltarit për politikë të brendshme dhe të jashtme. Këshilltarë në kabinet do të jenë edhe Toshe Zafirov, Luljeta Ademi dhe Goce Karajanov. Në sferën e politikës së jashtme, këshilltarë të jashtëm do të jenë ish-shefat e diplomacisë Aleksandar Dimitrov dhe Denko Maleski dhe ish-ambasadori në Austri Sasho Tavçiovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu