Dy shpërthime te Kuvendi i Kosovës, dyshohet për bombë

Dyshohet se dy shpërthime me bombë kanë ndodhur para disa çastesh te Kuvendi i Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitet policore dhe autoambulanca.

Siç raporton Indeksonline, dyshohet se në Kuvendin e Kosovës kanë shpërthyer dy bomba.

Ende nuk dihet arsyeja dhe pasojat e këtij shpërthimi.

Këto shpërthime kanë ndodhur në ditën kur Qeveria ka proceduar në Kuvend projekligjin për demarkacionin me Malin e Zi, nderkohë që opozita ka paralajmëruar veprime të dhunshme nëse i njëjti projektligj kalon edhe në Kuvend.

Policia e Kosovës ka rrethuar dhe ka mbyllur për qarkullim rrugën “Agim Ramadani”, buzë së cilës ndodhet ndërtesa e Kuvendit të Kosovës,transmeton InfoShqip.com.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu