Dy shtetas të Turqisë përmes çarçafëve ikin nga karantina në Shkup

Dy shtetas të Turqisë gjatë mbrëmjes së djeshme, përmes një litari të improvizuar me çarçafë kanë arritur të arratisen nga karantina shtetërore në një hotel në Shkup. Njëri prej personave në karantinë ishte diagnostifikuar me Covid-19.

Bëhet fjalë për migrant të cilët kishin qëndruar në karantinë shtetërore për tre ditë.

Ministria e Punëve të Brendshme konfitmon rastin dhe njofton se personat në fjalë janë dërguar në karantinë nga venkalimi kufitar “Bogorodicë”.

“Me datë 08.07.2020, rreth orës 22:30 në SPB-Shkup është raportuar se në një hotel në Shkup që po shfrytëzohet si karantinë shtetërore, është vërejtur se mes katit të parë dhe katit të dytë ka pasur çarçafë në formë të litarit të improvizuar. Zyrtarët e policisë kanë kryer kontrolle në dhomat në fjal pas çka është konstatuar se në dy dhomat nuk janë personat A.J.(22) dhe J.B.(24), të dy nga Turqia, të cilët me datë 05.07.2020 janë pranuar në karantinë nga vendkalimi kufitar i Bogorodicës”, thonë nga MPB. Policia është në kërkim të të arratisurve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu