E bujshme, arrihet marrëveshje mes Pogbas dhe Realit

Paul Pogba do jetë i Real Madridit në fund të këtij sezoni, të paktën kështu thonë të gjitha faktet dhe ngjarjet e kohëve të fundit.

Më e freskët është se në Angli kanë bërë me dije se mesfushori francez ka refuzuar të dorëzojë dokumentet e tij për të bërë regjistrimin për turneun në Azi që do të zhvillojë Manchester United para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Ndërkohë e përditshmja spanjolle “AS” ka bërë me dije se klubi madrilen dhe lojtari kanë rënë dakord për pagën e tij.

Aktualisht Pogba përfiton 17 milionë euro në sezon tek United, por së fundi u zbuluar se 26-vjeçari përfiton 10 milionë euro në sezon, sepse pjesa tjetër shkon për taksat e shtetit anglez.

Pogba do të bëhet lojtari i dytë më i paguar, Gareth Bale mban kryesimin me 15 milionë euro në sezon dhe Sergio Ramos do jetë pas tij me 11.8 mln euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu