E bujshme! Një tjetër sulmues i rëndësishëm tërhiqet nga Argjentina

Gonzalo Higuain ka lajmëruar tërheqjen e tij nga përfaqësuesja Argjentinase. Sulmuesi i Chelsea-t ka befasuar të gjithë me vendimin e tij.

“Cikli im tek Argjentina ka përfunduar. Dua të kalojë sa më shumë kohë me familjen time,” shprehet Higuain për arsyen e tërheqjes.

Ish-sulmuesi i Real Madrid, Napoli, Juventus dhe Milan ka luajtur 75 herë me Argjentinën duke shënuar 31 gola.

Karriera e tij mund të kishte shkuar ndryshe nëse do ta kishte shënuar atë rast në finalen e Kupës së Botës ndaj Gjermanisë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu