E papritur, Messi braktis futbollin

Mediat e huaja raportojnë se Lionel Messi do të pensionohet përkohësisht nga kombëtarja e Argjentinës.

Sipas TNT Sports, kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi do të pensionohet përkohësisht nga futbolli ndërkombëtare, deri në një njoftim të radhës.

Pasi dështoi për herë të katër ta fitonte titullin me Argjentinën këtë verë, ylli i Barcelonës e ka bërë veten të pa gatshëm për seleksionin e Argjentinës në miqësore.

Vendimi, i cili është bërë në pajtueshmëri me presidentin e AFA, Claudio Tapia dhe trajnerin Lionel Scaloni, do të mbetet në fuqi për tërë vitin 2018, në fakt derisa Messi të vendos ndryshe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu