E rrallë: 58-vjeçarja nga Peja bëhet me djalë (VIDEO)

Asnjëherë nuk humbi shpresën që një ditë do ta përjetoj këtë mrekulli. Kjo grua ka dëshmuar që vullneti i saj ka qenë më i madh se çdo frikë apo pengesë që kishte.
Zyrafete Zekaj nga fshati Carrabreg i Deçanit ka arritur të lind një djalë të shëndosh në moshën 58 vjeçare pa asnjë komplikim në spitalin rajonal të Pejës.

Ajo ka thënë se shtatzënia e saj ka shkuar shumë mirë fal ndihmës së stafit mjekësor.

Djalit, familja Zekaj ia vuri emrin Rilind, zgjedhje kjo e vajzës së tyre të parë, Rinesës, e cila thotë se është e lumtur që tanimë ka një vëlla.

Por ai që më së shumti u gëzua është babai i fëmijës, Xheladin Zekaj.

Tani e tutje ka dy arsye të festoj datën e 10 gushtit.

Njëra është ardhja në jetë e djalit, mrekulli të cilën gjithmonë kishte ëndërruar si dhe ditëlindja e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu