E zuri gjumi në divan me djalin 8 ditësh, i shoqi ulëriti kur erdhi por tragjedia kishte ndodhur

Ulërimat e të shoqit e zgjuan nga gjumi dhe e bënë të tmerrohej nga ajo që kishte ndodhur. Mbante në krahë djalin pa ditur se çfarë kishte ndodhur me të, teksa të dy i kish zënë gjumi.

Historia e trishtë është e një nëne që ka humbur djalin e saj të porsalindur pasi i kishte zënë gjumi në divan.

Chelsea Love, 24 – vjeç e kishte marrë djalin e saj 8 – ditësh në krahë në shtëpinë e tyre në Hull, pasi e kishte parë që po e zinte gjumi. Ajo e vendosi të birin në kraharor për ta përkëdhelur dhe kishte ndërmend ta kthente në shtratin e tij.

Por duke qenë tepër e lodhur, të renë e zuri gjumi. Ajo u zgjua nga ulërimat e babait të fëmijët, Sam Coles. Leo kishte ndryshuar ngjyrë dhe u dërgua me urgjencë në spital. Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të mjekëve për ta shpëtuar, ai humbi tragjikisht jetën.

Duke përshkruar këtë ngjarje tronditëse, 24 – vjeçarja Love, për DailyMail tha se ndihej e dëshpëruar që prej humbjes së të birit. Megjithatë, ajo u shpreh se po gjen ngushëllim tek vajza 2 – vjeçare, që po i ndihmon prindërit e rinj për të lehtësuar dhimbjen e madhe.

I vogli Leo, sipas mjekëve, pësoi dëmtim të rëndë në tru për shkak të mungesës së oksigjenit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu