“Edhe komandanti në mesin e 9 të arrestuarve”, Spasovski me detaje nga bastisjet në “Tabanoc”

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në brifingun e sotëm me gazetarët ka folur për bastisjet e djeshme në pikën kufitare “Tabanoc”, përcjell TV21. Spasovski tha se janë arrestuar zyrtarë policorë të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës dhe për ryshfet.

“Ajo që ka ndodhur dje në pikën kufitare “Tabanoc” është pjesë e luftës kundër korrupsionit, mbrëmë kemi pasur realizim të ngjarjes ku kemi 9 persona të arrestuar”, tha mes tjerash Spasovski.

Ministri tha se në mesin e të arrestuarve është edhe komandanti dhe zv.komandanti i pikës kufitare.

“Është arrestuar komandanti i stacionit policor, zv/komandanti dhe 6 zyrtarë policorë. Janë kryer bastisje edhe në objektet ku punojnë, janë bastisur edhe personat personalisht, janë kryer bastisje edhe në shtëpitë e tyre”, pohoi mes tjerash Spasovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu