Edhe Limaj i uron shërim të shpejtë Kryeministrit Hoti

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit Avdullah Hoti, i cili të dielën njoftoi se është infektuar me virusin Covid 19.

Duke bërë thirrje që të respektohen masat për parandalimin e përhapjes së virusit, Limaj u ka uruar shërim kryeministrit të vendit dhe të gjithë qytetarëve.

“I uroj shërim të shpejtë kryeministrit të Kosovës, z. Avdullah Hoti pas infektimit me COVID-19. Uroj që ai dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët janë prekur nga ky virus ta kalojnë sa më lehtë këtë sfidë. Iu bëj thirrje edhe një herë qytetarëve të Kosovës që të respektojnë në përpikëri rekomandimet e institucioneve shëndetësore, të përdorin masat mbrojtëse nga ky virus, sepse vetëm kjo është rruga më e mirë për t’u mbrojtur nga COVID-19”, ka shkruar Limaj.

Hoti njoftoi të dielën pasdite se ka rezoltuar pozitiv ndaj koronavirusit. Ai tha se është izoluar menjëherë pasi ka bërë testin dhe se nuk ka pasur simptoma, përvec një kolle të lehtë.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu