Edi Rama: Nga korriku, paga mesatare në sektorin publik do të jetë 900 euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se qershori është muaji i fundit që do të jetë paga aktuale, pasi siç thotë, paga mesatare nga korriku do të jetë 900 euro.

“Në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave dhe do arrijmë objektivin e shpallur që paga mesatare në sektorin publik shqiptar të jetë 900 euro. Qershori është muaji i fundit me këtë pagë që keni. Paga e radhës është paga e rritur. Nga vjet në sivjet janë 400 milionë në total që janë vendosur për kapitalin njerëzor”, tha Rama.

Ndërkohë sa u përket pensioneve, Rama tha se janë duke e menduar seriozisht dhe beson se do të punojnë në këtë drejtim.

“Duke filluar nga pensionet më të ulëta, do të kemi mbështetjen për pensionet. Kemi një numër të konsiderueshëm pensionistë që marrin nën 150 euro. Na e thonë të gjithë ekspertët, edhe FMN edhe BB edhe CC të gjithë na thonë, që te pensionet bëni kujdes, sepse është një peshë shumë e madhe. Jemi duke menduar shumë seriozisht dhe besoj do të hedhim një hap në atë drejtim”, deklaroi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu