Efekti Messi, Inter Miami me rritje marramendëse të çmimit të biletës për ndeshjen e njëjtë pas transferimit të argjentinasit

Lionel Messi ka konfirmuar gjatë të mërkurës transferimin në Mayor League Soccer te Inter Miami dhe tashmë kanë filluar efektet e para të klubi nga Florida.

Ylli argjentinas përfundon kontratën me Paris Saint-Germain në fund të këtij sezoni dhe pritej një rikthim i tij i madh te Barcelona ose transferim në Arabinë Saudite te Al Hilal.

Megjithatë, Messi befasoi të gjithë gjatë ditës së djeshme (e mërkurë) kur konfirmoi se do të transferohet në Mayor League Soccer te Inter Miami.

Klubi nën pronësi të legjendës angleze, David Beckham, ka bërë një goditje të madhe me transferimin e yllit argjentinas pasi efektet e para veçse kanë filluar.

Por, për debutimin e Messit te Inter Miami duhet të presim deri më 21 korrik, kur kjo skuadër do të presë ekipi meksikan Cruz Azul.

Për këtë ndeshje bileta më e lirë ishte 29 dollarë, ndërsa pas konfirmimit të Messit tani kjo biletë kushton hiç më pak se 467 dollarë.

Efekti i Messit po vërehet ende pa mbërritur në Miami, pasi kjo rritje e çmimit të biletës është 16 fish më e shtrenjtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu