Mesfushori spanjoll Isco e ka hedhur poshtë ofertën e Juventusit, sepse dëshiron të qëndrojë në Real Madridit, sipas El Chiringuito.
Për të ardhmen e 27-vjeçarit është përfolur shumë në vitin e fundit, për shkak se nuk parapëlqehej, sidomos nga ish-trajneri Santiago Solari.
Por, tani, me kthimin e Zinedine Zidane, duhet se Isco dëshiron t’i tregojë vlerat dhe të vazhdojë me klubin madrilen.
Juventusi e kishte përcjell nga afër situatën e spanjollit, por është refuzuar në përpjekje për ta transferuar atë në verë. /albeu.com/










