EKSKLUZIVE/ VMRO-DPMNE, partia më e pasur në Europë që udhëheq shtetin më të varfër (VIDEO)

Maqedonia është një ndër shtete më të varfra të Europës. Sidoqoftë sipas një dokumentari del në pah se partia në pushtet VMRO-DPMNE, posedon më shumë pasuri se një parti hoomloge në një vend më të pasur te kontinetit.
Qendra për gazetari investigative e Maqedonise, ka bërë një version të këtij dokumentari edhe në gjuhën angleze dhe bën krahasimin e vlerës së pasurisë të vendeve perëndimore me ato të Maqedonisë dhe nxjerr në pah se partia qeverisëse e Maqedonisë, posedon 93 tituj pronësie mes zyrave të partisë në të gjithë vendin me 33.238 metër katrorë në ndërtesa, banesa, toka bujqësore dhe kullota. Vlera e llogaritur e tregut është rreth 60 milionë euro (66 milion dollarë amerikanë), transmeton InfoShqip.com

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, produkti i brendshëm bruto i Maqedonisë (GDP), për kokë banori është 10 herë më i vogël se Suedia, Gjermania apo Britania.

Me dy milionë banorë, GDP e saj vjetore në total është 10 miliardë dollarë. Për të krahasuar GDP me atë të Suedisë që është 579.7 miliardë dollarë, të Gjermanisë që është 3.73 trilion dollarë dhe 2.68 trilion dollarë e Britanisë së Madhe.

Sipas Global Voices, Maqedonia gjithashtu ka pabarazi të lartë edhe me të ardhurat në Europë me koeficient të lartë prej Gini 43.6 më shumë se Rusia me 42.
Qendra për gazetari investigative ka dokumentuar zbulimet e tyre në lidhje me pronat e partive politike maqedonase.
Sipas këtij dokumentari, një nga pronat me vlerë më të madhe e VMRO-DPMNE-së është selia tetë-katëshe e partisë dhe vlerësohet me 40 milionë euro (43.9 milionë dollarë).

Partiakët pretenduan se nuk kishin paguar asnjë qindarkë për të, pasi ajo u ndërtua nga një kontraktues i cili kishte “dhuruar” shërbime në këmbim që të përdoret vendi si kompleks apo hotel në të ardhmen.
Kontraktori, Mirço Jordanov është një ndër personat më të pasur në vend ai është pronar edhe i kompanisë D.G Beton dhe ka ndërtuar pjesë të konsiderueshme të Shkupit duke përfshirë edhe projektin Shkupi 2014, një projekt urban duke marrë mbi 215 milion euro (236 milionë dollarë) para këto të taksapaguesve, përcjell InfoShqp.com

Asnjë gazetar i pavarur nuk kishte hyrë në këtë ndërtesë deri në inaugurimin e saj në vitin 2015. E emëruar si “Palace Dr. Hristo Tatarçev”, si një kthesë e shekullit 20, gjoja është stolisur me 50 piktura gjigante në stilin e realizmit socialist me një kosto të supozuar prej miliona eurosh.

Informacionet në lidhje me numrin e punonjësve në zyrat e shumta brenda selisë së VMRO-DPMNE-së nuk janë në dispozicion për publikun.
Sipas raporteve të auditorit publik në vitin 2013, VMRO-DPMNE-ja nuk ka pasur asnjë punonjës të regjistruar, në vitin 2014 kishte vetëm një punonjës dhe në vitin 2015 kishte dy punonjës me rrogë mesatare deri në 1500 euro në muaj, transmeton InfoShqip.com

Një ekpert belg i cili merrej me negociatat e Marrëveshjes së Përzhinos, marrëveshje kjo e cila u mbikqyr nga Bashkimi Evropian dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës, në vitin 2015 për t’i dhënë fund krizës politike në Maqedoni dhe për të siguruar zgjedhje të drejta, u shpall “person non-grata” nga partia në pushtet e Nikolla Gruevskit, pasi ai zbuloi se shuma e paguar për tatime mbi të ardhurat personale nga partia në vitin 2014 ka qenë rreth 3200 euro.
VMRP-DPMNE-ja është anëtare e Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, parti pro-europiane që mbledh mbi 70 parti kombëtare nga 40 vende. Sipas Gazetarisë investigative (SCOOP) pronat e partisë janë rritur ndjeshëm pasi partia erdhi në pushtet në vitin 2006./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu