Eksperti i Ballkanit, Dusan Reljic, ka analizuar referendumin e ditës së sotme për median gjermane “Deutsche Welle”, përcjell albinfo.
Sipas tij 30 shtatori është mjaft i rëndësishmë nga këndvështrimi perëndimor.
“Maqedonia është vend i ndarë etnitikisht me një pakicë shqiptare, sëpaku një e treta, dhe një shumicë sllavo-maqedonase”.
Pakica shqiptare jeton në kufijtë me Kosovën dhe Shqipërinë, dy shtete ku jetojnë gjithashtu shqiptare.
“Krijimi i një shteti të madh shqiptar në rajon,” pretendon Reljic, do sillte një destabilizim jo vetëm të Maqedonisë, por edhe të gjithë rajonit.
“Me futjen e Maqedonisë në NATO, Perëndimi shpreson që rajoni përfundimisht të fitojë më shumë stabilitet.”