Unë besoj se ka çështje të hapura”, tha Arben Taravari nga VLEN në ClickPlus në TV21 kur u pyet se a ka ende të çështje të hapura mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoninë e Veriut.
Taravari këtë deklaratë e arsyetoi me nivelin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila sipas tij ka ngecur në fushën e decentralizimit.
“Për shembull Marrëveshja e Ohrit, edhe pas 23 vjetësh ende nuk është e implementuar sidomos në pjesën e decentralizimit. Duhet të implementohet deri në fund edhe pse shpesh herë të BDI-së kanë deklaruar se e kemi përfunduar dhe se e kemi nisur Agjendën e Gjelbër. Për Marrëveshjen e Prespës tashmë jemi pjesë e NATO-s ndërkaq për Marrëveshjen me Bullgarinë mendoj se duhet të gjendet modusi se si do të implementohen ndryshimet kushtetuese”, tha Taravari.