Ende po kërkohet trupi i foshnjës 16 muajshe (VIDEO)

Pas plot tetë ditëve nga vërshimet vazhdon kërkimi i vogëlushes 16 muajshe Elif, gjurma e të cilës nuk është gjetur ende as nga policia e as nga ushtria, raporton SHENJA. Atë natë, babi i Elifit Furkani humbi jetën ndërkohë që nëna e Elifit është gjetur e gjallë, dhe vogëlushen vazhdimisht e kërkojnë vullnetarët zemërmirë. Thonë se njeriu është edhe më i fortë se guri, e këtë e pohon vetë gjyshi i Elifit, i cili të vetmen dëshirë në këtë jetë e ka të gjejë trupin e vajzës e cila rezulton e zhdukur tash e tetë ditë.

”Po nëse e gjejmë, nuk isha t’u e bajt si gajle. Sikur mos me pas ndodh asgjë në shtëpinë time, nuk isha tu ra në dert hiç, isha tu u gëzu. Djalin më nuk e përmendi fare se e di ku e kam dërgu. Tash dert e kam vetëm për vajzën ta gjej dhe nuk do ta përmend më, e di shkoj ndonjëherë kur të mërzitem me tërë familjen te varrezat i këndoj ndonjë dua, edhe qetësohem”, deklaroi Isuf Fejzullahu, gjyshi i Elifit.

Për të ndihmuar rreth gjetjes së Elifit 16 muajshe autoritetet shtetërore sot ka dërguar një eskavator që është e barabartë me ndihmën e firmës private e cila ka kontribuar në gjetjen e saj.

” Sot për sot kanë dal me eskavator për ta kërkuar vajzën, një eskavator e ka dërgu qeveria një firma private PRINCE”, tha më tej ai.

Dhimbja e kësaj familje është e madhe. Dashamirë të shumtë të tyre kanë ardhur pr ta mbështetur për të kërkuar vajzën e vogël dhe për të ngushëlluar për humbjen e djalit, Furkanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu