Erdoğan: Kombëtarja e Shqipërisë nuk është një rival i zakonshëm

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll nuk është një rival i zakonshëm, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Erdoğan mbrëmë vizitoi në zhveshtore futbollistët e kombëtares turke pasi siguruan kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2020” pas ndeshjes me Islandën në kuadër të Grupit H në Stamboll që përfundoi pa gola.

“Fituam mundësinë për të shkuar në këtë kampionat pas një pauzimi të gjatë. Shpresoj të shkojmë si vendi i parë (në grup)”, tha presidenti turk në një prononcim pasi uroi lojtarët turq.

“Tani kemi ndeshjen me Andorrën, por krahas kësaj ndeshjeje, rivali i ardhshëm i Francës, Shqipëria, nuk është një rival i zakonshëm dhe Shqipëria do ta zhvillojë ndeshjen në stadiumin e ri”, shtoi Erdoğan.

Ndryshe, pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, Franca radhitet e para në Grupin H me 22 pikë, pasuar nga Turqia me 20 pikë, Islanda 16, Shqipëria 13, Andorra 4 dhe Moldavia me 3 pikë.

Kombëtarja e Shqipërisë ndeshjen e fundit për kualifikimet në Euro 2020 do ta zhvillojë ndaj Francës në stadiumin kombëtar në Tiranë më 17 nëntor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu