Presidenti turk Rexhep Erdogan ka zhvilluar një vizitë në Athinë.
Kanë kaluar më shumë se 60 vjet, që nga koha ku një zyrtar turk ka vizituar Greqinë.
Me këtë rast, Erdogan ka marrë masa të shumta, duke u pajisur me më shumë se 200 roje personale.
Mirëpo, përveç tyre ai ka dhe makinën “Mercedes Maybach S600”, e cila është e blinduar.
Kjo makinë, model i fundit dhe luksoz i Mercedes mund të përballojë sulmet me rakete dhe ato kimike.
Ky mjet duket të jetë me të vërtetë si një “bunker” i lëvizshëm, pasi ai ka dhe një sistem kundër zjarrit.
Epo, me të vërtetë që makinës së tij “nuk ia ndien fare”!











