Erdogan: “Zoti na e shtoftë durimin, por nuk do ta lëmë pa marrë hakun e vogëlushit tonë”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i shprehu ngushëllime familjes së foshnjës nëntëmuajshe Muhammed Omar, i cili ra dëshmor në juglindje të Turqisë nga një sulm ndërkufitar me mortajë nga organizata YPG/PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

“Zoti na e shtoftë durimin! Ne nuk do ta lëmë gjakun e vogëlushit tonë të shkojë kot”, tha Erdoğan gjatë një bisede telefonike me familjen e foshnjës.

Foshnja nëntëmuajshe humbi jetën pasi grupi PKK/YPG qëlloi me predha dhe raketa nga Siria drejt provincës juglindore turke Şanlıurfa të enjten.

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terr oriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terr oristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terr oriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vde kjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu