Erdoganin e zë gjumi në transmetimin e drejtpërdrejt televiziv

Recep Tayyip Erdogan kotet paksa teksa po jepte një intervistë disa ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Presidenti turk duket se kohët e fundit nuk ka pasur shumë kohë për të pushuar pasi që është në ditët e fundit të fushatës elektorale të zgjedhjeve presidenciale.

Kryetari i AKP-së, Erdogan ra në gjumë gjatë transmetimit të përbashkët të A Haber dhe ATV.

Duke parë se lideri turk filloi të kotet teksa po bënte deklarata për agjendën në transmetim direkt, regjia shfaqi gazetaren, e cila mbeti e habitur.

Kujtojmë se Erdogan në raundin e parë ka fituar 49.5 për qind të votave ndërsa kundërkandidati Kemal Kiliçdaroglu mori besimin e 44,88 për qind të qytetarëve

Ndryshe, gjatë ditës së diele do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për president të Turqisë. /Telegrafi/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu