Është therrur me thikë 17 vjeçari në Shkup

Në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup, mbrëmë rreth orës 23:15 është paraqitur se në autobusin publik nr.22, i cili është drejtuar në relacionin Qendër-Vollkovë, në afërsi të Poliklinikës – Gjorçe Petrov, pas fjalosjes së mëhershme të dy grupeve, ka ardhur deri te prishja qetësisë dhe rendit publik me zënkë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më pastaj person N.M (17) nga Shkup ka marr lëndime trupore të shkaktuara me thikë, dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe është lëshuar në shtëpi. Më pastaj personi N.M ka shkuar në Stacionin Policor dhe ka dhënë deklaratë për ngjarjen.

Dy persona janë arrestuar në Stacionin Policor. Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu