Euro 2024, Shqipëria bën gati “shampanjën”, tifozët nxitojnë për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe, shitje në kohë rekord e biletave

Shqipëria do të përballet me Ishujt Faroe me datën 20 nëntor, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Ky takim mund të sjellë festën te kuqezinjtë, të cilët janë shumë afër kualifikimit për herë të dytë në një kompeticion të këtij niveli.

Në orët e pasdites, Federata Shqiptare e Futbollit nxorri në shitje biletat për sfidën ndaj Ishujve Faroe, takim ky që do mbahet në “Air Albania”. Në vetëm pak orë janë shitur shumica e biletave, çka tregon interesin e madh. Ekipi i Sylvinhos kryeson grupin E me 13 pikë, duke lënë mbrapa kombëtare shumë të mëdha si Çekia dhe Polonia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu