Eurodeputetët vizitë në Maqedoni, ja kë do të takojnë

Raportues të Komisionit për respektimin e obligimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare, sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë pune në Maqedoni. Eurodeputetët Lise Kristofersen nga Norvegjia dhe Valeriu Gileçi nga Rumania, si raportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Siç u paralajmërua, duhet të takohen me presidentin e Republikës së Maqedonisë, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, përfaqësues qeveritar, liderë të grupeve politike dhe Prokuroren speciale publike, si dhe përfaqësues të OJQ-së, mediave dhe organizatave ndërkombëtare.

Takimi me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferin, siç u paralajmërua, do të mbahet sot pasdite në Kabinetin e tij. Tema të vizitës së punës të raportueseve janë ngjarjet të cilat vijuan pas zgjedhjeve parlamentare në dhjetor të vitit 2016, si dhe progresin e përgjithshëm lidhur me obligimet dhe angazhimet nga Këshilli i Evropës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu