“Falemnderit populli im”, reagimi i parë i Krasniqit pas fitores së mbrëmshme

Haxhi Krasniqi dje shënoi fitore ndaj Nadjib Muhammed, pasi gjyqtari e diskualifikoi algjerianin.

Pas nëntë raundeve, gjyqtari e diskualifikoi Muhammedin për shkak të goditjeve të palejuara që jepte.

Deri në atë moment, Haxhi Krasniqi nuk po arrinte assesi të tregonte lojën e tij.

E pas duelit ka ardhur edhe reagimi i boksierit junikas.

Falemnderit populli im, falemnderit Prishtinë, falemnderit Kosovë, për gjithë këtë përkrahje tuajën.Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar, fillimisht nga realizimi i ëndrrës sime për të boksuar para jush, e edhe më me fitoren e sontme timen dhe tuajën gjithashtu.Falenderoj çdo ekip e person të angazhuar në këtë mega projekt timin. I juaji, Robin Krasniqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu