Falimenton gjiganti britanik, 60 000 udhëtarë bllokohen në hotele dhe aeroporte

Mijëra turistë kanë mbetur në hotele e aeroporte në Turqi dhe Greqi në këto momente pasi kompania britanike e fluturimit “Thomas Cook” shpalli falimentin.

Mediat greke raportojnë se 20 mijë prej këtyre turistëve që kishin planifikuar të fluturonin pikërisht me këtë kompani kanë ngecur në Kretë, ndërsa gjatë ditës së djeshme mijëra të tjerë u bllokuan në aeroportet e Antaljas dhe Bodrumit në Turqi, raporton Albeu.com.

Mendohet se në total, nga shpallja e falimentit nga kompania të kenë mbetur në hotele dhe aeroporte rreth 60 mijë udhëtarë në të gjithë botën.

Kompania shpalli sot në mëngjes falimentin për shkak të borxheve të shumta dhe pamundësisë për t’i shlyer ato.

Ajo është një ndër kompanitë më të vjetra të fluturimit në Britaninë e Madhe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu