Fantastik Strakosha, çfarë gjuajtje i ka pritur Kalabrias (VIDEO)

Milani dhe Lacio luajnë në “San Siro”, sfidën e kthimit gjysmënfinale në Kupën e Italisë, ku do të përcaktohet edhe finalisti i parë.

Në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet, sfida ishte e ekuilibruar dhe pa shumë raste shënimi, ndërsa tani, ekipet do ta kërkojnë finalen për më shumë prestigj këtë sezon, teksa mendjen e kanë edhe te kampionati, për të arritur vendin e katërt që të çon në Champions League sezonin tjetër.

28’ Goditje fantastike me të majtën e Kalabrias drejt portës, po aq e bukur edhe pritja e Strakoshës, që çon topin në goditje këndi.

15′ Dëmtohet Milinkoviç-Saviç pas një rrëshqitje, ku kapi keq gjurin dhe kaviljen e djathtë. Nuk ia del dhe zëvendësohet, në vendin e tij Parolo.

Video:

pret strakosha on Vidnews.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu