Fetai: Fronti i vetëm pro-evropian u hap nga ASH më 27 prill 2017

Arben Fetari, shefi i kabinetit të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari ka komentuar rreth spekulimeve të fundit që po përfliten në opinion ne lidhje me futjen e Aleancës për Shqiptarët në qeveri ku ditëve të fundit janë shtuar sulmet ndaj kryetarit të ASH-së Taravari dhe partisë së tij, shkak i bisedimeve që po zhvillon për hyrjen eventuale në qeveri për ndryshimet kushtetuese, që janë kushte kyçe për futjen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, shkruan InfoShqip.

Ai nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka cituar se ASH ka qenë partia e parë që e hapi frontin evropian dhe ka ritheksuar se kjo parti fuqishëm qëndron pas vlerave evropiane.

Postimi i plotë:

“Kur jemi të fronti pro-evropian, shqiptarët nuk kanë nevojë as të binden e aq më pak të tallen. Ata e dinë se kush kanë qenë përgjegjësit e pengimit për gati dy dekada të integrimit të vendit në NATO dhe BE.

Shqiptarët poashtu e dinë se fronti i vetëm pro-evropian është ai i hapur më 27 prill 2017, që përkrahej nga SHBA dhe mbahej nga Ziadin Sela e ASH. Ky front që atëherë ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë dallimin në momente kthese. Nga ky front, disa, fatkeqësisht kanë dezertuar qysh në momentin e parë.”, ka shkruar Fetai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu