FIBA vendos në favor të Kosovës, ndeshja me Ukrainën luhet në Kiev

Kërkesa e Federatës së Basketbollit të Ukrainës, që ndeshjen eliminatore për ‘Eurobasket 2017’ kundër Kosovës ta zhvillojë jashtë vendit, nuk do të realizohet.

FIBA Evropa, të premten nëpërmjet një e-maili të dërguar në Federatën e Basketbollit të Kosovës, ka konfirmuar se ndeshja me Ukrainën do të zhvillohet në kryeqytetit e saj, Kiev.

Po ashtu, në këtë konfirmim janë edhe emrat e arbitrave dhe të vëzhguesit të ndeshjes, e cila do të zhvillohet më 14 shtator (19:00), shkruan Koha Ditore.

Kjo ndeshje i takon Grupit E eliminator, në të cilin bëjnë pjesë edhe Sllovenia e Ukraina, teksa vëzhgues i këtij dueli në është caktuar Merab Ratishvili (Gjeorgjia), kurse treshja e arbitrave do të përbëhet nga Tanel Suslov (Estonia), Lorenzo Baldini (Italia) dhe Pavel Fuska (Sllovakia).

“FIBA na ka dërguar formularët e referëve dhe të vëzhguesit, aty shkruan se ndeshjet do të zhvillohen ashtu siç janë paraparë. Pra, një ndeshje në Kiev dhe tjetra në Kosovë. Këtë konfirmim e kemi pranuar nga administrata e FIBA-s”, është shprehur sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu