Filipçe: Furnizimi me vaksina nuk guxon të jetë çështje politike

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një deklaratë për “Politico” ka komentuar gjendjen aktuale me furnizimin e vaksinave kundër Covid-19 në Evropë dhe në vendin tonë, transmeton Alsat.

Ai tha se furnizimin me vaksina nuk e sheh si çështje politike ose gjeopolitike, dhe se prioritet është ruajtja e shëndetit publik. Filipçe theksoi se të gjitha vendet evropiane po ballafaqohen me mungesë të vaksinave.

“Të gjithë përballemi me sfida rreth qasjes në vaksinim. Vendet e BE-së po përballen me sfidat e tyre. Mendoj se mekanizmi për solidaritetin evropian është vonuar, por jo se nuk do të realizohet”, tha Filipce për “Politico”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu