Fillon Lufta e Tretë Botërore, SHBA-të dhe aleatët testojnë mbrojtjen bërthamore

Japonia do të organizojë të hënën dhe të martën me forcat amerikane dhe koreano-jugore manovra ushtarake për detektimin e raketave, njoftuan sot zyrtarët japonezë, në kuadër të kërcënimeve balistike koreano-veriore.

Njoftimi i këtyre manovrave të gjashta të këtij lloji që prej vitit 2016 mes tre kombeve ndodh të paktën dy javë pas lëshimit nga Pheniani të një rakete tjetër balistike ndërkontinentale që ka rënë në detin e Japinisë.

“Këto manovra do të zhvillohen në ujërat pranë Japonisë”, theksoi ministri japonez i Mbrojtjes Itsunori Onodera duke vizitur një garnizon në veri të arkipelagut, përcjell Atsh.

Tensionet janë rritur gradualisht këto dy vitet e fundit në rajon për shkak të përshpejtimit të programeve bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut, dënuar nga komunitetit ndërkombëtar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu