Fitoi 10 milion euro nga ndeshja, Tyson Fury bën veprimin që po mahnit botën

Tayson Fury ditën e djeshme ështrë ndeshur në boks me Wilder, ku bëri një paraqitje mjaftë të denjë.

Kujtojmë se Fury vjen pas shumë betejash me drogën alkoolin e depresionin dhe paraqitje e tij ishte vërtetë mbresëlënëse edhe pse nnë raundin e fundit ai u rrëzua.

Megjithatë ai arriti të merrte një barazim ndaj Wilder dhe kështu mori edhe një shpërblim të konsiderushëm monetar.

Pasi kishte probleme serioze me jetën në të kaluarën, Fury tani është duke synuar t’i ndihmoj të tjerët të kapërcejnë betejat e tyre.

Gypsy King’ pritet të marrë rreth 8 milionë funte (10 milion dollarë) nga ndeshja e tij dramatike me Wilder, por ai thuhet se ka ndërmend t’i shpenzojë të gjitha për t’i ndihmuar të varfërit dhe të pastrehët.

Sipas Mirror, ai tha: “Do t’ia jap të varfërve dhe do të ndërtoj shtëpi për të pastrehët”.

”Unë nuk kam pse t’i përdori, nuk jam i interesuar të bëhem milioner apo miliarder. Jam një boksier, jo një biznesmen dhe unë ndoshta do të shkoj në të njëjtën rrugë si çdo boksier tjetër – do vdes në fund të të gjithave”.

”Ju nuk mund të merrni me vete asgjë, kështu që unë mund të bëj diçka me to dhe të ndihmoj njerëzit që nuk mund të ndihmojnë vetveten”, konfirmoi ai. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu