Fitorja e Erdoganit: “Allahu Ekber” ushton në Hagia Sophia, si shekuj më parë (VIDEO)

Qindra mbështetës të presidentit Erdogan u mblodhën brenda Hagia Sophia-s të dielën mbrëma për të festuar fitoren e tij në zgjedhje, duke brohoritur me slogane fetare të tilla si “Zoti është i madh”.

Ai pritet që faljen e mëngjesit ta bëjë pikërisht në këtë xhami ish-Katedrale, rikthyer për falje pas vitesh muze nën pushtetin laik kemalist.

Ndërkohë, e hëna përkon me datën 29 maj, në përvjetorin e rënies së Kostandinopojës, që ato kohëra, shekuj më parë, ishte e martë.

Osmanët morrën kryeqytetin e famshëm bizantin, duke ndërtuar më pas një prej perandorive më të famshme të historisë së njerëzimit me jetëgjatësi 500-vjeçare.

Vetë Erdogan në daljen e tij të parë pas rezultatit zgjedhor u shfaq para mbështetësve të tij me një këngë. “Sot është një ditë e madhe. Me respekt të rezultatit zgjedhor dhe mes dy festave fetare, ne festuam një ditë demokracie për të ardhmen e popullit dhe të fëmijëve tanë. Ne do të jemi të denjë për besimin tuaj. Ne i përkasim Turqisë dhe Turqia na përket neve. Fituesi i vetëm është Turqia. Dhe më 14 maj dhe 28 maj fituesi ishte populli ynë”, tha Erdogan dhe falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në fushatën zgjedhore. /tesheshi.com/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu