Fjalimi Rama-Vuçic, debat me tone të larta për Trepçen dhe Nehat Thaçin

Rama dhe Vuçiç janë duke debatuar tani e njeri-tjetrin në Samitin e Beogradit në lidhje me minierën e Trepçes dhe arrestimin e Nehat Thaçit. Rama ishte i pari që ceku Trepçen dhe arrestimin e Thaçit duke e cilësuar këtë një shkak që mund të dëmtojë bisedimet Kosovë-Serbi duke shkaktuar edhe reagimin e fortë të Vuçiç.
Debati kaloi disa herë edhe në tone të larta.

Pjesë nga debati

Vucic:Faleminderit për mikpritjen, dua tju falënderoj për organizimin e këtij forumi. Faleminderit Ramës., vlerësdojmë që ai është këtu sot, na dha një mundësi për të folur së bashku sepse kur flitet përmirëoshen marrëdhëniet dhe kjo është me shumë domethënie për ne. Njerëzit në Serbi kanë matur gjithçka që ka ndodhur në Greqi, Angli apo vendet e tjera të BE. Nuk jam i sigurt nëse kemi një alternativë, ndonëse thonë se ka, kjo ka krijuar një sinjal të keq sepse njerëzit kanë të drejtë të largohen, qëllimi ynë kryesor është që të bëjmë gjithçka mundemi për t’u afruar drejt BE dhe nuk është e lehtë.

Nuk jam këtu për tu ankuar por dua të them se duhet të punojmë. Disa vite më parë kur njerëzit thonin se duhet të takohen shqiptarët me boshnjakët etj tani jam krenar të them se ne duam marrëdhënie të mira me të gjithë,kemi potenciale për të ardhmen dhe mund t’ia arrijmë së bashku dhe nëse bëjmë gjëra kundër njëri-tjetrit nuk kemi shanse. Nëse bëjmë ndërlidhjen e transportit, lidhje politike më të mira dhe zgjidhje domethënëse nga BE për çështjen e emigrantëve e çështje të tjera nuk e kemi problem të lidhemi me unionin. Por nuk jam shumë optimist, kam frikë ëpr situatën në rajon, kjo do të jetë çështja juaj në të ardhmen. Kam diçka për të thënë për sjelljen e e BE, gjithmonë vendosen detyra të reja dhe ato prcaktohen në mënyrë demokratike dhe nëse e bën këtë je i mirë e nëse jo nuk je i mirë.

Gjatë kësaj kohe kemi pasur momente të ndryshme, por sot atmosfera është edhe më keq. Shikoni gazetat, mendoni se dikush nga qeveria do thotë se ca po çfarë në Rusi a Uashington. Ka realitet të ri, ngjarje të reja që nuk mund t’i kontrollojmë dhe mendoj se po humbasim terren ndonëse nuk pranohet në publik’.

Rama: Faleminderit dhe ju përgëzoj për optimizmin kur thoni se për 50 minuta do zgjidhni gjithçka, nuk besoj se do e arrijmë.
Lidhur me BE dhe situata mendoj se ne në Ballkan do të jemi të qartë për një pikë të thjeshtë. Procesi i BE për ne nuk është një udhëtim për të shkuar diku sepse disa njerëz e presin këtë nga ne, por është rrugë e modernizimit që është e mundur për shoqëritë tona për të ndjerë hapësirën e boshllëkun mes të ardhmes veç përmes integrimit në BE. Është më i rëndësishëm procesi sesa anëtarësimi sepse mendoj se ndërtojmë shtetin që nuk e kemi pasur më parë. Duket si një mallkim Ballkanik sepse Europa ka qenë në një formë të mirë kur ishim rrëmujë dhe sot kur përpiqemi të jemi më mirë ata janë bërë rrëmujë.

Nuk dua që të shkoj më tej me këtë sepse e edi që kjo në një farë mënyre do të shkaktonte dhimbje në plagë dhe sa i përket reformës në drejtësi, kemi zbarkuar në një proces që ka qenë i paimagjinueshëm dhe sot kemi kaluar një reformë kushtetuese në një paketë legjislative që janë radikale që çdo kush është i qartë në një gjë që kurrë s’do ishte e mundur pa mekanizmin e integrimit në BE.

Dëshiroj ta përfundoj duke thënë se njerëzit mund të ndihen në mënyrë të ndryshme për SHBA, Bruksel e Moskë, por njerëzit duhet ta kuptojnë se nuk ka mekanizëm tjetër për të na lejuar që të dalim nga rruga e një historie jo shumë bujare e për tu bërë moderne e për të jetuar në epokën tonë pastaj për tu bërë anëtarë. Kjo është diçka që nuk mund ta parashikojmë por në fund ajo që ka rëndësi është se ne duhet të jemi modern dhe të dalim nga mënyrat fëminore për të qenë peng i së kaluarës.

Vucic: Ka qenë faji ynë e vazhdon të jetë, s’kemi qenë të aftë për t’i shpjeguar popullit se çfarë kemi arritur, njerëzit nuk e kanë ndjerë e kuptuar se kemi bërë diçka sa i përket vlerave për të cilat kemi luftuar. S’kemi qenë të aftë të lidhim vendet me ekonominë e fusha të tjera. Pashë Shqipërinë që mund të ofrojë rritje për të ardhmen dhe nuk kam parë Serbinë. Shumë njerëz duhet ta kuptojnë vullnetin e popullit, atmosferën e përgjithshme që nuk e kemi kuptuar me lidershipin e BE dhe ky është faji ynë sepse Megarnan thoshte se ‘Kur flisni për dikë se është përpara kohe është e sjellshme për ti thënë se ai ka një sens të keq të kohës dhe për shumë njerëz nga ky rajon sepse nuk e kanë kuptuar se cfarë po ndodh. Shoh idetë nacionalitete po rriten dhe thonë se Vuciç fliste se donte të fitonte zgjedhjet, nuk do jem kandidat, nuk më intereson kjo, njerëzit kur analizojnë dicka e kur flasin për dikë mendojnë se cfarë do bënin ata dhe nuk analizojnë situatën reale që është ajo se kemi probleme të mëdha në Bosnje, është e dukshme dhe nuk mund të pranoj faktin se personi i vetëm me faj është presidenti i Serbisë dhe të tjerët janë të mirë.

Edhe pse kemi ndërtuar besim të përbashkët shqiptaro-serbë kemi pasur sukses për të ndërtuar besim të përbashkët dhe është delikate dhe mendoj se lajmi kryesor në Twetter është se këtu ka shumë njerëz nga Kosova, e pastaj? Është normale, nuk ka ndonjë gjë me rëndësi, ka rëndësi se kur flasim për marrëdhëniet tona gjithmonë ka pengesa në rrugë që duhet ti tejkalojmë dhe t’iu them të vërtetën jemi vone e nuk mund të përmbushim detyrimet tona dhe mund të ketë edhe ofendime që vijnë nga Kroacia për serbët dhe BE ka qenë e heshtur. Njerëzit e shohin këtë dhe ky është problem.

Problemi është se së pari i referohem vendit tim, s’po kritikoj asnjë tjetër, shoh se kanë frikë nga reagimi, ndaj them se po humbasim terren dhe s’ka të bëjë veç me zgjedhjet. Është çështje kohe kur njerëzit të ndryshojnë politikanët e tyre. Kemi mbështetjen më të mriz për një mbështetje ruse këtu, por njerëzit duhet ta kuptojnë. Bëni një analizë për këtë, ne nuk po kërkojmë justifikime unë jam kryeministri që kërkojmë anëtarësim në BE ndryshe zgjedhim dikë tjetër. Do bëj të pamundurën për të ruajtur marrëdhënie të mira me Rusinë, është proces shkatërrues që ka nisur dhe nuk jam shumë i fortë për ta kundërshtuar.

Rama: Mendoj se jemi në një situatë ndryshe krahasuar me Serbinë kur vjen fjala për integrimin sepse nuk jemi mes dy dashurive të mundshme, kemi vetëm një dhe ai është drejt perëndimit dhe kjo ndihet e tillë. Është e lidhur me të kaluarën tonë, kemi qenë të aftë për të bërë reforma që kurrë nuk janë bërë në vendin tonë sepse njerëzit kanë kuptuar se kjo është mënyra për të modernizuar dhe për të qenë pjesë e familjes së madhe Europiane. Dua të theksoj se është përgjegjësia jonë dhe është beteja jonë si lider për tu siguruar se njerëzit të kuptojnë se integrimi në BE nuk ka të bëjë me të zgjedhurin mes dy dashurive por të zgjedhim mes të ardhmes e të kaluarës se cfarë shteti, institucione e qeverish të kemi. Është e pazëvendësueshme modernizimi.

Kur vjen cështja te reformat, ato janë të vështira, të dhimbshme, është përgjegjësi për të bërë thirrje për mbështetjen e njerëzve spese ne drejtojmë reformat, njerëzit janë të parët që paguajnë çmimin por kur cmimet ia vlejnë atëherë duhet të ecim përpara. Kjo është e vetmja gjë që mund të bëjmë për vendet tona.

Lidhur me BE dhe situata mendoj se ne në Ballkan do të jemi të qartë për një pikë të thjeshtë. Procesi i BE për ne nuk është një udhëtim për të shkuar diku sepse disa njerëz e presin këtë nga ne por është rrugë e modernizimit që është e mundur për shoqëritë tona për të ndjerë hapësirën e boshllëkun mes të ardhmes veç përmes integrimit në BE. Është më i rëndësishëm procesi sesa anëtarësimi sepse mendoj se ndërtojmë shtetin që nuk e kemi pasur më parë. Duket si një mallkim ballkanik sepse Europa ka qenë në një formë të mirë kur ishim rrëmujë dhe sot kur përpiqemi të jemi më mirë ata janë bërë rrëmujë.

Nuk dua që të shkoj më tej me këtë sepse e di që kjo në një farë mënyre do të shkaktonte dhimbje në plagë dhe sa i përket reformës në drejtësi, kemi zbarkuar në një proces që ka qenë i paimagjinueshëm dhe sot kemi kaluar një reformë kushtetuese në një paketë legjislative që janë radikale që çdo kush është i qartë në një gjë që kurrë s’do ishte e mundur pa mekanizmin e integrimit në BE.

Dëshiroj ta përfundoj duke thënë se njerëzit mund të ndihen në mënyrë të ndryshme për SHBA, Bruksel e Moskë, por njerëzit duhet ta kuptojnë se nuk ka mekanizëm tjetër për të na lejuar që të dalim nga rruga e një historie jo shumë bujare e për t’u bërë moderne e për të jetuar në epokën tonë pastaj për tu bërë anëtarë. Kjo është diçka që nuk mund ta parashikojmë por në fund ajo që ka rëndësi është se ne duhet të jemi modern dhe të dalim nga mënyrat fëminore për të qenë peng i së kaluarës.

Vucic: Nuk kemi dy dashuri, kemi një dhe ajo është Serbia. Qëllimi ynë nuk është fjali politike por rruga në BE dhe atë çka disa njerëz janë përpjekur të bëjnë me Serbinë, shumë njerëz duhet të vlerësojnë e respektojnë qëndrimin e sinqertë të Serbisë sepse po themi se duam të ruajmë marrëdhënie me Rusinë e nuk gënjejmë, por qëllimi ynë strategjik është rruga drejt BE për Serbinë. Nëse analizoni deklaratat e shumë liderëve të BE do shihni fatkeqësisht që jam më i vendosur në pozicionin e BE për Serbinë sesa ata. Nuk mund ta pranoj një fjalë të kritikave nga ata që mund të ndryshojnë fjalët apo deklaratat cdo ditë, sipas miqve, nuk e them këtë, unë them të njëjtën gjë, atë që them këtu e kam thënë në gjithë botën dhe mendoj s kjo ëhstë politikë që ju e pëlqeni ose jo por kjo është politika e vendit tonë.

Rama: Duket sikur ne nuk kemi dy zgjedhje, dashurinë për veten, dua ta bëj të qartë se ka dallim të madh mes Shqipërisë e Serbisë. Në Shqipëri s’ka dyshim apo dilemë, e kemi ndjerë opinionin se cila është zgjedhja, në Serbi është ndryshe prandaj e përmenda që zgjedhja është ndonjëherë e rrezikuar nga dy dashuri në nivelin e opinionit. Nuk e kisha fjalën për zgjedhjen e qartë.

Vucic: Ne kemi qenë prezent në disa takime në Bruksel për të dhënë kontributin tonë për të gjetur mënyrën më të mirë për emigracionin. E kam admiruar Merkel sepse na ka mbledhur 7-8 herë dhe ideja ka qenë si të marrim më shumë para dhe të ankohemi për ata që nuk meritonin shumë para. Ajo meriton të lavdërohet me çmimin më të mirë, shpresoj që do jetë Ok dhe do bëjmë më të mirën që të tregojmë fytyrën tonë njerëzore me ata njerëz edhe pse ka një ndryshim të madh, nuk ka shumë refugjatë që po vijnë nga Siria, tani vijnë më shumë nga Afganistani apo vendet e tjera të Azisë.

Rama: Nuk kemi qenë në këtë rrugë dhe nuk kemi pasur ndikim si Serbia e vende të tjera por nga dita e parë kemi pasur pozicion se gjeografia nuk mund të jetë justifikim për të mos qenë europaianë dhe e kam thënë disa herë kur jemi takuar me lider evropian për të parë sesi disa vende po veprojnë mbi ato baza sepse gjeografia ka qenë bujare me ta dhe nuk ka krijuar rrugë ëpr emigrantët. ASerbia që nuk është vend i BE është sjellë më evropiane. Cfarë do thotë? Se ne në Ballkan jemi naivë për këtë ëndërr apo do të thotë se shumë nga ata vende që kanë hyrë në BE e kanë transformuar ëndrrën në një bankomat dhe kam frikë se kjo është shenjë shqetësuese për atë cka po ndodh brenda BE. Jemi të gatshëm ëpr të ndarë përgjegjësinë për të qenë evropian. Ne mund të ndajmë përgjegjësinë kur të gjithë të jenë të gatshëm ta bëjnë këtë dhe kjo krizë ka qenë shembull që tregon se BE nuk ështe e gatshme për të qenë BE. Ka një rrëmujë, vec imagjinoni nëse mergel nuk do ishte aty për të shpëtuar fytyrën e Europës. Është sfidë e madhe por mund ta them me krenari ti themi BE se ndoshta nuk përmbushim kriteret, por jemi të gatshëm për të përmbushur detyrimet tona në disa vlera që nuk po i shohim mes vendeve anëtare. Mendoj se së pari ne po sillemi si europaine në një sens të mirë të saj dhe për ne ka qenë e qartë. Ne kemi pritur rreth 3 mijë refugjatë politikë iranianë që janë vrarë në kampet e irakut dhe aksush nuk donte ta prekte këtë temë, janë vrarë, vrarë e rivrarë. Kemi pritur hebrenjtë. 3 mijë nuk duken shumë, por askush nuk ka një problem me të.

Rama: Ne jetojmë në një botë kur gjërat janë të ndërlidhura dhe nuk e kemi shansin të mos flasim me njëri-tjetrin. Ai sërish foli dhe dha provën për dy dashuri., Kosova është aty ku ne nuk biem dakort fare. Pikëpamja ime është sesa më shpejt Serbia të njohë Kosovën do jetë më mirë për të gjithë. Ka një proces që e mbështes dhe të dy palët e liderët duhet të lavdërohen është dialogu. Ai është mjet i rëndësishëm për të ankoruar pushtetin e së ardhmes sepse nuk është për atë cka njerëzit mendojnë në Rusi e përsërisim, cfarë një prift mendon për vendet e shenjta,por ku duhet të ankorohet pushteti në vendin ku jemi, ai ankorohej në të kaluarën,e përgëzoj Vuçiç për ta cuar pushtetin në të ardhmen, mendoj se nuk duhet të harrojmë kurrë se kur bëjmë dialog po flasim për njerëzit jo për historinë, cfarë pëlqen ky, ai, por flasim për popullin.

Shembull, kur mediat flisnin për Trepcën, ajo është minierë në tokën e Kosovës, cfarë bëni me Trepcën, e transportoni në Beograd dhe nga ana tjetër, në Kosovë duhet të kuptojnë se Trepca është në minierë në tokën e Kosovës dhe i përket Kosovës. Trepça bëhet fjalë për ekonomine. Pyetja është; A duhet ekonomia të vendosë nëse kjo minierë funksionon apo jo apo duhet të vendosë politika??? Përgjigjia nuk është e lehtë, një tjetër temë e nxehtë, si dëshirojmë të ecim përpara pa pastruar këtë listë që janë të kërkuar? Sepse mund të kuptoj argumentat por kur dikush kalon kufirin për herë të 10 dhe njëherë në 10 herë arrestohet, cfarë është kjo??? Në Kosovë dhe në Serbi jam i bindur se prioritet kur mendojmë për njëri-tjetrin është që të bëjmë njerëzit të lumtur.

Nuk duhet të humbasim në përkthim, të dy vendet kanë premtuar për të ecur përpara, për të lënë pas të kaluarën dhe jam dakort me Vucic, nuk më intereson se disa njerëz mund të thonë se kur u largova nga Tirana në Beograd më thanë se isha tradhtar e kur u ktheva më thanë se jam hero. Unë s’jam asnjëri e as tjetri, por Kosova e Serbia duhet të bëjnë atë që duhet bërë, pas shekujsh ndarje nga një lumë gjaku, shembujt janë atje e ne jemi këtu por e ardhmja është këtu, dhe duhet ta kapim.

Vucic: Kur vura re prezencën e mëdias kosovare e dija që Edi do bënte politikë ditore, ai është është politikan më i mirë se unë. Nuk e përdora mundësinë për të thënë diçka të keqe për homologët e Kosovës. Do jap dy shembuj, foli për Trepcën, guxoj të them se di më shumë për Trepcën, nëse ai thotë se është çështje ekonomie, Prishtina bëri lëvizjen më të keqe sa i përket ekonomisë e zhvillimit të Trepcës. Kur thoni se bëhet për të mirën e shqiptarëve e Serbëve, a mund të gjesh një serb që do binte dakort me këtë? A u përpoqën ata që të gjejnë një serb që bie dakort? Jo, nuk folën fare me serbët që jetojnë e punojnë atje. Nuk u kujdesën, por u kujdesen për arsyet e tyre politike të brendshme. Nuk e di pse e bënë këtë. Kur analizojmë gjithçka nga pikëpamja racionale këtë nuk e kuptoj. Duke u kthyer tek Nehat Thaci, nuk di gjë për këtë rast, kemi hapur kapitullin 23, janë paralajmëruar edhe për raste më të vogla ndaj BE dhe ajo s’do ketë standarde të dyanshme. Nuk ka pasur arsye që ti ndalojmë negociatat apo dialogun edhe kur u përballa me rastin kundër Oliver Ivanovic, u arrestua e burgos, nuk e dëgjuat këtë argument nga unë apo si argument mjaftueshëm për të ndalur dialogun e për t’u zënë. Sapo për të thënë se tani nuk kemi nevojë për të diskutuar cështje të tjera se s’ka arsye. A besoni se Thaci u arrestua për qëllime politike??? Jo, askush se bëri, ishte mandat arresti i lëshuar në ’97. Ne duhet t pastrojmë këtë listë se vijojmë ti kthehemi asaj dhe zyrës tonë të prokurorit. Jam dakort me ju se duhet ti shikojmë të gjitha por duhet ta bëjmë në mënyrë të përbashkët dhe duhet të keni të njëjtin qëndrim kur flisni për serbët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu