Flet ish-truproja i Mlladiqit: Arkani i rrahte ushtarët që ishin nën kontrollin e Ratkos, dhe ua rruante kokën

Zhelko Razhnatoviq i njohur si Arkan kishte poshtëruar ushtarët serbë në Bosnje e Hercegovinë, dhe për këtë veprim gjenerali Ratko Mlladiq kishte kërkuar që ai të dëbohet nga ky vend, ka bërë të ditur Branislav Puhallo, shkruajnë mediat serbe.

Ish-komandanti i njësisë paramilitare Tigrat, derisa kishte marrë pjesë në luftën e Bosnjës, kishte rrahur me shuplaka dhe ua kishte rruar kokën ushtarëve serbë që ishin nën komandën e Ratko Mlladiqit, transmeton Telegrafi.

Këtë pretendim e ka konfirmuar Branisllav Puhallo, ish-truproja i gjeneralit serb Ratko Mlladiq.

“Mlladiq nuk mund të pajtohej me mënyrën e tij të sjelljes. Arkani i rrahte ushtarët e Mlladiqit me shuplaka dhe ua rruante kokën. Pas këtij veprimi Ratko kishte kërkuar nga autoritetet që ta dëbojnë nga Bosnja”, ka shtuar Puhallo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu