Flet ministri i Shkencës së Turqisë Ozlu: Ja me sa modele dhe kur do del në treg makina turke

Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Faruk Ozlu bëri të ditur se makina vendore do të dalë në treg me 5 modele të ndryshme.

Në prononcimin e tij të bërë për Agjencinë e Lajmeve Anadollli (AA) në lidhje me “Projektin e Makinës Vendore Turke”, ministri Ozlu rikujtoi se në Kompleksin Presidencial me pjesëmarrjen edhe të Presidentit, Recep Tayyip Erdogan mes 5 kompanive është nënshkruar protokolli i bashkëpunimit të Grupit të Përbashkët të Sipërmarrësve të Projektit të Makinës Vendore Turke.

Ministri Ozlu tha se në analizimin teknik, financiar dhe të fizibilitetit të projektit është arritur në fund, ndërsa shtoi se në lidhje me vendin ku do të ndërtohet fabrika e prodhimit kanë marrë kërkesa nga 22 prefektura dhe se pas vlerësimit të kërkesave do të përcaktohet prefektura dhe zona më e përshtatshme.

“Aktualisht janë duke u zhvilluar punimet në lidhje me segmentet dhe numrin e modeleve të makinave”, bëri të ditur Ozlu dhe vijoi me këto fjalë: “Planifikohet që makina e Turqisë të hyjë në treg me 5 modele, në mesin e të cilave 3 do të jenë të prodhuara me kornizë të njëjtë me qëllim për të ulur koston e prodhimit. Për shembull do të jetë një sedan, një makinë sportive SUV dhe një makinë e përdorimit të përgjithshëm. Makinat do të prodhohen në segmentet B dhe C. Makina e Turqisë do të jetë elektrike”.

Ozlu theksoi se projekti është zhvilluar për tu bërë një markë kombëtare dhe për këtë arsye marka e makinës është e rëndësisë së njëjtë po aq sa edhe veçoritë e saj teknike.

Planifikohet që në projektin e makinës turke prototipi i saj të zhvillohet në vitin 2019 ndërsa në vitin 2021 të fillohet me prodhim serik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu