Trajneri i CSKA Sofias, Nestor Jevtic, i njohur si “El Maestro” kishte qenë adoleshent kur kishte vendosur që ta ndryshonte emrin e tij, pasi që turpërohej nga prejardhja e tij serbe, e cila lidhej me luftën dhe Slobodan Milosevicin.
Jevtici ka lindur në Beograd të Serbisë, mirëpo në moshën 8-vjeçare ishte shpërnuglur bashkë me familjen e tij në Britani të Madhe për shkak të luftës në ish-Jugosllavi, transmeton Gazeta Express.
“Unë në fakt e kam ndryshuar emrin tim dy herë, isha 16 ose 17-vjeç kur vendosa ta largoja shtesën ‘iç’ në emrin tim. Pas dia viteve në Angli, fillova të ndihem anglez, por më vjen pak turp të tregoj se jam turpëruar nga prejardhja ime serbe”, ka thënë Jevtic.
“Serbia përshkruhej si agresore në atë luftë, dhe Slobodan Milosevici, mbiemri i së cilit përfundonte me prapashtesën e njëjtë si i imi, ishte tirani i viteve të 90-ta”.
“Pastaj ndihesha britanik, kështuqë e ndryshova emrin në John Smith. Pas disa viteve kur isha 18-vjeçar, ndihesha si budalla dhe i rremë me një emër si John Smith. Prindërit e mi ishin të huaj, dhe flisnin me një theks të veçantë”.
“Nuk dija se çfarë duhet të bëja, për këtë arsye e ktheve përsëri emrin tim, Nestor, i cili më kishte pëlqyer gjithmonë. Në një moment çmendurie, si adoleshent, e ndryshova mbiemrin në ‘el maestro’, sepse tingëllonte shumë mirë”.
“Tani, për një kohë më të gjatë e kam pasur mbiemrin El Maestro sesa Jevtic. Kjo është pjesë e imja, dhe unë kam mësuar të jetoj me këtë gjë”./Gazeta Express/










