Flet Zaev, tregon se kush do të ndërrohet në qeveri

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se ndryshime do të ketë edhe në nivel qendror edhe në nivel lokal, por se do të ketë ndryshime edhe në partinë e tij.

“Analizat do të tregojnë se ku duhet të bëhen ndryshimet. Unë mbaj përgjegjësi për pushtetin ekzekutiv, respektivisht do të ketë ndryshim në qeveri në aspektin e zëvendës ministrave, sekretarëve shtetërorë, në ndërmarrjet publike shtetërore dhe në shoqatat aksionare. Por do të ketë ndryshime edhe në parti ku jam kryetar i bartësve të funksioneve në nivel qendror dhe lokal”, tha Zaev, duke mos përmendur ministrat në mesin e funksionarëve që do të shkarkohen.

Ai shtoi se për këto ndryshime do të bisedojnë edhe në LSDM, sepse partia posedon statut dhe rregulla të veta dhe se ai është kryetar, por për ndryshimet në pushtetin ekzekutiv nuk vendos vetë.

“Anketat dhe analizat do të tregojnë se kush do të ndërrohet, ata që kanë punuar më së paku dhe ku pakënaqësia e qytetarëve është më e madhe”, theksoi Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu