Fokus: PSP do të kërkoj që Gruevski të arrestohet

Nga Prokuroria speciale publike (PSP) sot kanë informuar se ish kryeministri Nikolla Gruevski gjatë periudhës së ardhshme do të thirret për të dhënë deklaratë para gjykatësit në procedurë paraprake si i dyshuar në rastin e hapur nga PSP me emrin TNT, shkruan fokus.mk.

Përveç marrjes në pyetje, PSP do të kërkojë që Gruevskit t’i caktohet masë kujdesi, respektivisht, ti meret pasaporta, të ketë obligim të paraqitet në Gjykatë ose t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme në pyetje nga PSP janë marrë Sillvana Boneva nga VMRO-DPMNE, Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish Ministri i Kulturës, Arifhikmet Xhemaili dhe të tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu