Kompleksi gjyqësor në Shkup, mëngjesin e sotëm është në rrethim të forcave speciale policore dhe mbykqiret nga një helicopter i policisë së Maqedonisë shkruan Zhurnal. Sot në ora 11.00 vazhdon gjykimi i Grupit të Kumanovës me dyer te mbyllura, ku bankën e të akuzuarve do të ulen 29 të akuzuar për “terrorizëm” dhe pjesëmarrje në 28 orë luftë në Lagjen e trimave në Kumanovë.
Nga Gjykata thonë se në procesin do të sillen të gjithë të akuzuarit të vendosur në disa burgje të vendit.
Ndryshe proçesi gjyqësor ndaj grupit kosovarë ka të bëj me përleshjen që pati me policinë maqedonase me 9 maj të vitit 2015-të.
Bilanci i këtij incdenti ishte 8 polic të vrarë dhe 10 kosovarë humbën jetën nga grupi i armatosur. Më shumë se gjashtë muaj 29 personat të cilët iu dorëzuan policisë dhe qëndrojnë në paraburgim, sot për herë të parë dalim në gjykatë për të dëshmuar rastin.
Ndërkohë, në gjykatën penale Shkupi 1 do të vazhdoj seanca me dyer te mbyllura, ku pjestarët e grupit të armatosur do të japin dëshmin e tyre se pse kanë qenë të pranishëm në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Nga ana tjetër mësohet se avokatët mbrojtës kanë paraqitur ankesë duke konsideruar se aktakuza për rastin është i pabazë.