Fordi do të sjell makinën vetë vozitëse në vitin 2021
Kompania e njohur e veturave, Ford ka njoftuar se janë duke punuar që të prodhojnë një makinë pa timon, e cila do të vozitet vetë.
Kështu ka deklaruar, presidenti i kompanisë, Mark Fields, i cili ka shtuar se kjo super veturë do të dalë në shitje në vitin 2021.
Kompania ka deklaruar se po investon mjaft në krijimin e kësaj makine, për të cilën ka thënë se fare nuk do të ketë nevojë ta vozisë njeri, pasiqë ajo do të ecë vet.