Sonte me fillim nga ora 21:00, do të zhvillohet takimi i rëndësishëm në mes Manchester United dhe Barcelonës, duel ky që do të zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Shumë ekspert të futbollit e cilësojnë këtë përballje si finale para finales, duke marr parasyshë nivelin e lojtarëve që përmbajnë të dyja skuadrat, shkruan GazetaBlic.
Valverde me gjasë do të startojë me treshen fantastik Messi, Suarez dhe Coutinho, edhe përse Barça në këtë ndeshje do të jetë pa Rafinha dhe Thomas Vermaelen, që poashtu janë të lënduar.
Ndërkaq, Manchester United në këtë ndeshje do të jetë pa, Matteo Darmian, Alexis Sanchez dhe Antonio Valencia, që janë të dëmtuar.
Më poshtë mund t’i shikoni formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:
Foto:











