Fotoja nga metroja e Moskës që ka pushtuar rrjetin, ja pse (FOTO)

Një fotografi e publikuar në rrjetin social Twitter është kthyer në hitin e rrjeteve sociale, duke u pëlqyer dhe shpërndarë me të madhe.

Fotografia, e bërë në një metro të Moskës në Rusi, shfaq pothuajse gjithë pasagjerët duke lexuar libra. Gjë kjo që nuk ndodh shpesh në ditët e sotme.

Nikola Mirkovic e publikoi fotografinë në Twitter me përshkrimin: “Metro i Moskës sot. S’kam koment”.

Në kohën kur teknologjia na ka “pushtuar” të gjithëve dhe njerëzit janë bërë të varur pas celularëve kjo fotografi me pasagjerët duke lexuar libra në vend të përdorimit të celularëve, flet shumë. /albeu

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu